“E shfrytëzuam mundësinë të reafirmojmë qëndrimin tonë se për Maqedoninë, anëtarësimi në BE është prioritet i lartë”, deklaroi kryeministri Emil Dimitriev në Valleta, duke vlerësuar se me sukses mbaroi Samiti i partive evropiane në Maltë, ku u mbajt edhe Kongresi i Partisë Popullore Evropiane (PEP), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se në Samit, ka pasur shumë diskutime për tema të ndryshme për rreziqet e Bashkimit Evropian dhe Partisë Popullore Evropiane, si më e madhja në Parlamentin Evropian.
“Një nga temat ishte edhe integrimi i Ballkanit Perëndimor, temë që ne ishim pjesëmarrës aktiv, me pozicionet tona si ne i shohim ato. E shfrytëzuam mundësinë të reafirmojmë qëndrimin tonë se për Maqedoninë, anëtarësimi në BE mbetet prioritet i lartë. Diskutuam për rreziqet e ardhshme, në pjesën e integrimeve, në lidhje me rreziqet në aspektin e mundësisë të paraqitet valë e re e emigrantëve dhe shumë tjera që mund të jetë lëndë për bashkëpunim mes aspiratave të Ballkanit Pernëdimor dhe Bashkimit Evropian”, deklaroi Dimitriev./Telegrafi/