Site icon Telegrafi

Dillian Whyte mëson datën për titullin e kampionit të botës – mund të përballet me Furyn

Dillian Whyte më në fund do të rikthehet në luftë për titullin e botës në dhjetë muajt e ardhshëm.

Boksieri i peshave të rënda, që pësoi humbjen e parë në vitin 2015 nga Anthony Joshua, është ishte ranguar për rreth dy vitesh si më i miri në WBC.

Gjatë asaj kohe si kampion, amerikani kishte mposhtur Dereck Chisoran (dy herë), Lucas Browne dhe Joseph Parker dhe të shtunën do të përballet me kolumbianin e pamposhtur, Oscar Rivas.

Dillian Whyte (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Në rast të fitores, Whyte do ta fitojë titullin për një kohë të përkohshme, e që do t’i jap atij një përballje me Deontay Wilderin, nëse amerikani arrin ta kalojë Luis Ortizin dhe Tyson Furyn.

Wilder pritet që të përballet me Ortiz në muajin nëntor, para rimeçit me Furyn në muajin shkurt apo mars.

Promoteri i Wyhte, Eddie Hearn ka thënë se në këtë javë do të bëhet e ditur një përballje me WBC-në.

“Në këtë javë do të bëhet një njoftim nga WBC. Një përballje do të zhvillohet për kampionin e përkohshëm të botës, fituesi do ta ketë të drejtën që të luftojë për titullin WBC, e që do të jetë i detyruar të përballet më 18 maj të vitit 2020”, ka thënë promoteri i njohur.

Lexo po ashtu Dillian Whyte i thotë Furyt: Mos fol gjepura, të kam nokautuar në sparring

“Pra, fituesi i kësaj përballjeje do të kalojë tutje, dhe do të luftojë më pas me fituesin e përballjes Wilder – Fury, që do të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm”, ka shtuar më tej Hearn.

Whyte është i bindur se mund ta nokautojë Rivasin në përballjen e kësaj jave, e që më pas do ta priste fituesin në meçin, Wilder-Fury. /Telegrafi/

Exit mobile version