Telegrafi

“Dilëm jasht” – MC Kresha dhe Lyrical Son të enjten publikojnë këngën e re

(Foto: Instagram/lyricalson/Besart Ramadani)

MC Kresha dhe Lyrical Son e kanë gati projektin e ri muzikor, të cilin do ta lansojnë nesër (e enjte).

Reperët e mirënjohur të PINT kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale se do të vijnë me material të ri muzikor.

Kënga titullohet “Dilëm jasht” dhe do të vijë e kompletuar edhe nga ana vizuale.

“A ju ka marrë malli? Nesër, MC Kresha & Lyrical Son – ‘Dilëm jasht’”, ka shkruar Lyrical Son në nëj postim.

“Pate qejf edhe në deti apo”, ka shkruar MC Kresha, derisa në faqen e PINT në Instagram shkruan: “Nesër, 19:00, Lyrical Son & MC Kresha – ‘Dilëm jasht’”. /Telegrafi/