Telegrafi

Dikush vendosi një gur varri me imazhin e Putinit në qytetin Bakhmut

Dikush ka vendosur një gur varri tallës me imazhin e presidentit rus Vladimir Putin në një pikë kontrolli ushtarake në Bakhmut.

Forcat ruse kanë luftuar fort për të marrë qytetin, që ndodhet në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk, transmeton Telegrafi.

Por siç u raportua më herët, analistët e luftës besojnë se Moska po bën përparim të ngadaltë në zonë.

Tashmë janë bërë tetë muaj prej kur ka filluar konflikti Rusi-Ukrainë. /Telegrafi/