Site icon Telegrafi

Dikush gënjeu se Aston Villa kishte barazuar rezultatin ndaj Cityt, shikoni festën e ‘çmendur’ të tifozëve të Liverpoolit – por që u zhgënjyen në fund

Liverpooli mbeti i zhgënjyer kur mësoi se Manchester City e përmbysi rezultatin ndaj Aston Villas, për të fituar 3-2 në xhiron e fundit në Ligën Premier.

The Reds kishin mësuar se Citizens ishin në disavantazh prej dy golash në Etihad Stadium, derisa po nxitoheshin që të fitonin takimin e tyre me Wolves.

Në një moment gjatë ndeshjes Liverpool-Wolves, disa tifozë dezinformuan turmën e pranishme në Anfield Road, kinse rezultati në Etihad ishte barazuar në 3-3 dhe festa kishte filluar, por vetëm pak sekonda më vonë, fansat e kuptuan se ishte vetëm një lajm i “rremë”.

Lexo po ashtu Liverpooli fiton me rikthim mes emocionesh, por nuk mjafton për tu shpallur kampion

Natyrisht se kishte zbehje jo vetëm në fytyrat e tifozëve, por edhe të lojtarëve të Liverpoolit.

Liverpool edhe përkundër fitores kundër Wolves me rezultat 3-1 duhet të ndahet e kënaqur këtë sezon me pozitën e dytë dhe të shpresoj të triumfoj në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit. /Telegrafi/

Exit mobile version