Telegrafi

Dikur urreheshin, por sot Dafina Zeqiri promovon veshjet e Noizyt (Foto)

Vite më parë, një armiqësi e madhe kishte lindur mes këngëtares Dafina Zeqiri dhe reperit nga Shqipëria, Noizyt.

Por, duket se me kalimin e viteve, dyshja rregulluan raportet dhe tani mes tyre nuk ekziston asgjë tjetër më, veçse një miqësi shumë e mirë.

Lexo po ashtu Në garderobën e Dafina Zeqirit, këndin që çdo femër do ia kishte lakmi (Foto)

Se është e tillë, e vërteton edhe fotografia e fundit e këngëtares Dafina Zeqiri në InstaStory, ku shfaqet veshur me një bluzë të markës “Illyrian”, e cila është në pronësi të reperit Noizy.

Ajo edhe ka etiketuar kolegun e saj në fotografinë e publikuar, teksa i promovon veshjen.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Mesa duket e kaluara tashmë është vetëm reminishencë për dyshen e njohur, të cilët kanë vazhduar rrugën përpara dhe tani mbështesin njëri-tjetrin. /Telegrafi/