Site icon Telegrafi

Dikur ultrasit e futbollit ukrainas që sot po e luftojnë Rusinë – brenda njësisë elitare ‘Kraken’ që janë bërë makthi i Putinit

Para se Rusia të pushtonte Ukrainën, ata ishin një “koleksion tifozësh ekstrem futbolli”, agjitatorësh të krahut të djathtë dhe veteranë të batalionit famëkeq Azov.

Por tani, ata janë ushtarë dhe pjesë e një prej njësive më të mira luftarake të Ukrainës të quajtur Kraken, përcjell Telegrafi.

Propagandistët e Putinit i quajnë ata neo-nazistë dhe ata janë përballur me akuza për krime lufte dhe strehim të fanatikëve të ekstremit të djathtë – të gjitha këto që ata i mohojnë.

Por, për qytetarët e zakonshëm, kjo njësi e diskutueshme janë ‘Mbrojtësit e Kharkivit’ që kryesuan kundërsulmin mahnitës të Ukrainës për të mbrojtur qytetin vitin e kaluar.

Mediumi britanik Daily Mail ka sjellë një video që tregon pamje të “aktiviteteve të grupit” që është bërë një nga njësitë luftarake më të njohura të Ukrainës. /Telegrafi/

Exit mobile version