Ylli i muzikës R&B, Chris Brown, është akuzuar se e ka goditur një femër dhe ia ka marrë telefonin celular mëngjesin e të shtunës.
Këngëtari është bërë pjesë e një hetimi nga policia e Las Vegasit, pasi që një femër ka bërë ankesë rreth një incidenti jashtë Palms Casino Resort.
Brown, i cili ndodhej në Las Vegas për koncertin e Vitit të Ri, është përfshirë në incident kur një femër ishte përpjekur që ta fotografonte. Ai thuhet se ia ka marrë telefonin dhe e ka goditur atë.
Policia ka lëshuar një komunikatë për media, ku thuhet se këngëtari akuzohet për sjellje të dhunshme dhe vjedhje.
“Gruaja ka pësuar lëndime të vogla si pasojë e incidentit”, thuhet mes tjerash në komunikatë. /Telegrafi/