Melinda Ademi me një ‘freestyle’ që kishte bërë dikur në vitin 2019 kishte thumbuar reperet: Tayna dhe Rina Balaj.
Por, duket se me këtë të fundit ka rregulluar raportet dhe së së fundmi i ka kërkuar bashkëpunim.
Në emisionin “Zemër Luana” në një lojë, artistja shqiptare tha se do të dëshironte të bënte një duet me këngëtaren nga Istogu.
Ndonëse nuk zbuloi nëse kanë folur për këtë, por që mund të pritet një këngë mes tyre.
Ndërsa sa i përket Taynës, Melinda theksoi se ka folur vazhdimisht për të keq në estradë.
Mes tjerash, ajo theksoi se nuk do të bënte asnjëherë bashkëpunim me të duke vënë në fokus faktin se nuk do të pajtohen kurrë.
Melinda ndryshe prej shumë vitesh është pjesë e tregut muzikor shqiptar dhe deri më tani ka sjell këngë e hite të shumta. /Telegrafi/