Qyteti port Mariupol që është i rrethuar nga forcat ruse nga fillimi i pushtimit, ua ka vështirësuar jetën banorëve të atjeshëm që jetojnë në kushte shumë të rënda – pa ujë, ushqim, energji, ngrohje dhe telekomunikim.
Megjithatë sot ushtria ruse është pajtuar për shpalljen e armëpushimit dhe hapjen e korridoreve humanitare, informacion ky që është konfirmuar edhe nga zyrtarët ukrainas, transmeton Telegrafi.
“Rreth 45 autobusë janë nisur drejt Mariupolit pasi që punonjësit e Kryqit të Kuq, konfirmuan se Rusia është pajtuar për hapjen e korridoreve”, ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja ukrainase Irina Vershchuk.
Tentimet e mëparshme që të arrihet armëpushim në Mariupol dhe të ketë evakuim të sigurte, kanë dështuar vazhdimisht.
Madje kryetari i qytetit ka njoftuar se rreth 170 mijë banorë kanë mbetur të ngujuar pa energji elektrike, pasi ky qytet është granatuar vazhdimisht nga ushtria ruse.
Një numër i madh i banorëve akoma po tentojnë të largohet nga qyteti që është shndërruar në gërmadha.
“Derisa tentuam të dalim, jemi detyruar të kalojmë nëpër qendrën e qytetit. Ka qenë e tmerrshme të shohësh rrugët e shkatërruara si dhe ndërtesat”, thotë Iana Ialovets, studente 23-vjeçe. /Telegrafi/
Putler bombarded #Mariupol to hell. #FCKPTN #FreeUkraine pic.twitter.com/NkQzYfRAbh
— Anonymous Operations (@AnonOpsSE) March 30, 2022