Site icon Telegrafi

Dikur nuk dëshironte të martohej, sot nuk i ndahet gruas

George Clooney shumë shpesh gjatë intervistave kishte pohuar se kurrë nuk do të martohej, ndërsa tani nuk mund të ndahet nga e dashura e tij.

Clooney është totalisht “i dehur” pas gruas së tij, Amal Alamuddin. Dhe nuk është i vetmi. Shumë femra të famshme kanë thënë se janë të “hipnotizuar” me këtë avokate.

Dëshmia e fundit e “dehjes” së tij pas Amalit, është një marrëveshje të cilën e kanë bërë ky çift, transmeton Koha.net.

“Nuk mundem pa të fare! Jemi marrë vesh se kurrë nuk do të ndahemi nga njëri-tjetri për më shumë se 7 ditë, pavarësisht çfarë pune kemi. Jemi marrë vesh se do të jemi gjithmonë në vend të parë për njëri-tjetrin!”, ka thënë me krenari George Clooney.

Gjithashtu ka zbuluar se ai kishte shumë frikë se Amal do ta “ngufasë” atë kur donte t’i propozojë për fejesë.

“Kam menduar se do të jetë vetëm një fazë, madje, vetëm për t’u argëtuar. Por e mira është se ajo nuk më ka thënë një gjë të tillë”, ka shtuar aktori.

Exit mobile version