Site icon Telegrafi

Dikur neutrale, sot fuqi e NATO-s: Suedia planifikon ta furnizojë aleancën me tetë aeroplanë luftarakë

Anëtarja më e re e NATO-s, Suedia, po planifikon të kontribuojë deri në tetë aeroplanë luftarakë Jas Gripen në bazën e NATO-s në Poloni, ka njoftuar ministrja e Jashtme Maria Malmer Stenergard.

Stenergard tha një ditë përpara një-vjetorit të pranimit të Suedisë se qeveria e saj propozon të marrë pjesë në patrullimin ajror të NATO-s dhe mbrojtjen e operacioneve logjistike për mbështetjen e Ukrainës, në Poloni, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

“Ne propozojmë që Suedia të kontribuojë me një maksimum prej tetë JAS Gripen me personel të lidhur, duke përfshirë komandën luftarake dhe njësitë mbështetëse”, tha ajo në një konferencë për shtyp.

“Përveç kësaj, qeveria propozon që Suedia të kontribuojë në aftësitë e mbikëqyrjes ajrore dhe detare dhe aftësitë e transportit ajror”, shtoi ministrja.

Ndryshe, kjo do të ishte hera e parë që Suedia kontribuon me aeroplanë luftarakë në operacionet e NATO-s të stacionuar në një vend tjetër përveç Suedisë.

Suedia u bashkua me NATO-n më 7 mars 2024 si rezultat i agresionit rus në Ukrainë. /Telegrafi/

Exit mobile version