Telegrafi

Dikur ‘fyheshin’ me njëri-tjetrin në klipet e tyre, sot Ledri ia shpërndan klipin e ri Noizyt (Foto/Video)

Reperi i njohur Noizy ka publikuar sot (e premte) projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “100 kile”.

Kjo këngë është pritur mirë nga fansat e reperit, ndërsa duket të ketë marrë edhe pëlqimin e kolegëve.

Reperi Ledri Vula është njëri ndër ta, me të cilin Noizy tashmë ka rregulluar raportet, por të gjithë e mbajnë mend inatin e tyre vite më parë, ku nuk refuzonin edhe të shaheshin me njëri-tjetrin në këngë e klipe.

E gjithë ky inat duket se ka kaluar plotësisht, aq sa tashmë Ledri shpërndan pa problem këngën e Noizyt, në rrjetet e tij sociale për t’i dhënë mbështetje.

Sot, Ledri ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram këngën “100 kile”, ndërsa në mbishkrimin e saj shkruan “100 kile goditje”.

Mbetet të shihet, nëse në të njëjtën mënyrë, edhe Noizy do ta mbështesë Ledrin në projektet e tij të reja. /Telegrafi/