Reperja e njohur, Tayna, ditë më pare publikoi një fotografi në InstaStory, përmes së cilës tregonte bamirësitë që po bën për këtë Ramazan.
Ajo shfaqi bagazhin e mbushur me qeset me ushqime, të cilat i kishte destinuar për familjet në nevojë.
Një gjest i tillë duket se nuk u mirëprit aspak mirë nga tekstshkruesi dhe analisti, Olti Curri, i cili e kundërshtoi hapur faktin që rap-artistja vendosi ta tregojë përmes kamerës këtë iniciativë humanitare të saj.
“O Tayna na i solle zorrët në fyt që publikon këto ‘bamirësitë’… Për 50 euro pazar shkon bën story tjetra, kujton se do i japin titullin shenjtore ‘Nënë Tayna’”, kishte shkruar Olti Curri në InstaStory.
Pas kësaj deklarate, në mbështetje të asaj se çfarë ka bërë ka dalë këngëtarja tjetër e njohur, Fifi, e cila edhe pse dikur e kishte kritikuar Taynën për paraqitjet dhe epitetin që ia ka dhënë vetes, ka thënë se deshti apo s’deshti ajo, një iniciativë e tillë nga një person me influencë ka ndikim.
“Deshta s’deshta unë, kjo qika osht Influencer. 10 veta ma shumë me dal sikur kjo, bota bohet ma e mirë. Pastaj a ka harxhu 50 € a thjesht 5 €, kjo ka bo diqka bile ti rrin e flet…qoje njo ‘dost’ [sic],” shkeoi Ffi në postimin e shpërndarë në InstaStory.
Duke iu referuar faktit që ajo nuk ka një raport të mirë me Taynën, duket se të shumta kanë qenë reagimet e ndjekësve. Ndërsa Fifi, këtyre reagimeve vendosi t’iu përgjigjet, duke thënë se vepron dhe bën ashtu si i vjen.
“Ju me Instagram fallso mos u lodhni të më shkruani ‘jo po qysh këtej jo andej’; unë flas si ndihem, veproj si më vjen. Kështu që mos më jepni fare energji negative këtej vërdallë. Mërzisni veten jo për ndonjë gjë. E dyta, jemi në muajin e Ramazanit, njerëzit duhet të jenë pozitivë duke treguar bashkim. Të japin dashuri dhe të mos e dërgojnë vrerin te njerëzit vetëm për vëmendje. Më falni, është shumë gjynah!”, shkroi ajo. /Telegrafi/