Site icon Telegrafi

Dikur dhe tani: Tayna tregon se dashuria e saj për muzikën ekzistonte që në fëmijërinë e saj

Foto: Tayna/Instagram

Reperja Tayna u ngjit shumë shpejt drejt majave të suksesit në tregun vendor të muzikës.

Ajo në muzikë në qershor të vitit 2018, ndonëse dashuria për muzikën duket të ketë ekzistuar te ajo që kur ka qenë fëmijë.

Këtë gjë më së miri e dëshmon edhe fotografia e fundit që ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Tayna ka bërë një krahasim të dy fotografive: një të realizuar në një prej koncerteve të saj këtë vit, dhe tjetrën kur si e vogël këndonte në programet festive-shkollore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Me këtë, reperja me prejardhje nga Prizreni ka dashur t’u tregojë fansave të saj se qysh në fëmijëri ka qenë e lidhur me muzikën.

Dhe duket se pasioni dhe dashuria për këtë fushë morën shkëlqimi,n kur ajo zgjodhi t’i futet seriozisht kësaj pune, për t’u shndërruar në senzacionin e momentit.

Përndryshe, vetëm disa ditë më parë, ajo publikoi një “freestyle” të ri për fansat në YouTube, që tashmë ka marrë pëlqimin e shumë prej atyre që e pëlqejnë muzikën e saj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version