Telegrafi

Dikur 53 milionë dollarë borxhe, tani Kanye West shfaqet në kopertinën e “Forbes” si histori suksesi me një miliard dollarë të hyra vjetore

“Perandoria e këpucëve” të Kanye Westit është një ndërmarrje miliarda dollarësh, sipas një tregimi të ri mbi përpjekjet e biznesit të reperit për revistën “Forbes”.

Të ardhurat për linjën e atleteve janë vendosur në nivelin më të lartë prej 1.5 miliard dollarësh në vitin 2019 dhe të ardhurat e Westit gjatë 12 muajve të fundit shkojnë deri në 150 milion dollarë, sipas “Forbes” .

Që nga lëvizja e linjës “Yeezy” nga Nike në Adidas në vitin 2013, reperi ka goditur atë që “Forbes” e quan një marrëveshje “të paprecedent” për 15 përqind të aksioneve, plus një tarifë marketingu, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Për krahasim, Michael Jordan është menduar të marrë honorare rreth pesë për qind në linjën “Air Jordan”, e cila bën shitjet vjetore prej rreth 3 miliardë dollarësh.

Kanye West (Foto: Jerritt Clark/Getty Images/Guliver)

West e përshkruan linjën e tij të atleteve si “Lamborghini i këpucëve”, referuar shumave të mëdha që fiton nga ky biznes.

Fati i biznesit të Kanye Westit shënon një ndryshim mahnitës nga vetëm tre vjet më parë në fund të vitit 2016, kur ai i kërkoi Mark Zuckerbergut të investonte një miliard dollarë në “idetë” e tij dhe pretendonte se kishte 53 milionë dollarë në borxhe.

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Menjëherë pas kësaj, ai anuloi gjysmën e dytë të një turneu fitimprurës dhe kontrolloi veten në spitalin e Los Anxhelosit për më shumë se një javë me simptoma të mungesës së gjumit dhe psikoze të përkohshme, vetëm për të dalë në një takim të çuditshëm me presidentin Donald Trumpin.

Kanye West (Foto: Drew Angerer/Getty Images/Guliver)

Tani falë të ardhurave të mëdha, ai po shpenzon miliona për dyshemetë speciale të rezidencës së tij luksoze në Los Angeles (në të cilën jeton me Kim Kardashianin), duke sjellë specialistë nga Belgjika për këtë punë. /Telegrafi/