Telegrafi

Dikujt i ka buzëqeshur fati – fiton lotarinë britanike prej 135 milionë eurove

Dikujt i ka buzëqeshur fati në Mbretërinë e Bashkuar.

Një person ka fituar xhekpotin prej 135 milionë euro në shortin e sonte EuroMillions.

Numrat fitues janë 03, 12, 15, 25, 43. “Yjet me Fat” janë 10 dhe 11, raporton skynews.

Andy Carter, këshilltari i lartë i fituesve në Lotarinë Kombëtare, tha se “Çfarë nate fantastike për lojtarët e EuroMillions në Mbretërinë e Bashkuar, pasi një mbajtës i vetëm i biletës ka fituar xhekpotin special prej 135 milionë eurove EuroMillions”.

“Lojtarët janë të nxitur të kontrollojnë biletat e tyre dhe të na telefonojnë nëse mendojnë se janë fituesi me fat”, deklaroi ai. /Telegrafi/