Është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale në Ligën e Evropës.
Kësisoj ndeshja më e fortë në këtë raund garash do të jetë ajo mes Napolit dhe Arsenalit.
Skuadra që kishte jashtëzakonisht shumë fat në short ishte Chelsea, si në çerekfinale ashtu edhe për kundërshtarin e mundshëm në gjysmëfinale.
👀🏆
The winner of the 2019 #UEL will be _________ 👈#UELdraw pic.twitter.com/OzFOqrlRSp
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) March 15, 2019
Londinezët në rast se arrijnë ta eliminojnë Slavian e Pragës që janë edhe favorit për ta bërë një gjë të tillë, në gjysmëfinale do të takohen me fituesin e çiftit Benfica – Eintracht Frankfurt.
Ndërkohë ndeshja tjetër gjysmëfinale do të jetë mes fituesit nga çifti Arsenal – Napoli dhe Villareal – Valencia.
🇦🇿 Road to Baku 🏆
Which 2 teams will go all the way? 🧐#UEL | #UELdraw pic.twitter.com/DyB8ZJ5GXu
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) March 15, 2019
Finalja e madhe e Ligës së Evropës këtë edicion do të zhvillohet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku më 29 maj. /Telegrafi/
Çiftet e mundshme gjysmëfinalsite në Ligën e Evropës:
Slavia Pragë/Chelsea vs Benfica/Eintracht Frankfurt
Arsenal/Napoli vs Villareal/Valencia