Një veturë ka marrë flakë në rrugën Kamenicë-Prishtinë.
Në videot e dërguara në redaksi të Telegrafit shihet se ekipi i zjarrfikësve ka intervenuar për të shuar zjarrin.
Nuk dihet, nëse përveç dëmeve materiale, ka edhe pasoja në njerëz. Ndërkaq, për shkak të djegies së veturës, është shkaktuar kolonë të veturave në rrugë.
Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por ende nuk ka marrë përgjigje në lidhje me rastin. /Telegrafi/