Telegrafi

Digjet një veturë në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Një veturë është djegur sot gjatë ditës në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Telegrafi ka arritur të siguroj video në të cilën shihet vetura e kapluar nga flakët, mirëpo ende nuk dihet nëse ka edhe persona të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, vetura ishte në lëvizje dhe për arsye te panjohura është përfshirë nga flaka.

“Sot rreth orës 13:30 është raportuar për një veturë qe është përfshirë nga flaka në magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Sibovc. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur ne informacionet e para dyshohet që përderisa vetura ishte ne lëvizje për arsye te panjohura është përfshirë nga flaka”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, ngasësi i veturës ka arritur të dalë nga vetura përderisa zjarrfikësit janë ftuar në vendngjarje për të lokalizuar zjarrin. /Telegrafi/