Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Zubin Potok.
Policia bënë të ditur se viktima mashkull kosovar ka raportuar se për shkaqe ende të panjohura i ishte djegur shtëpia dhe si pasojë i janë shkaktuar dëme materiale.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/