Një shtëpi në fshatin Vraniq të Suharekës është përfshirë nga zjarri, ndërsa, njësitë e policisë dhe zjarrfikësve që po punojnë për shuarjen e flakëve
Njësitë policore dhe zjarrfikësit janë angazhuar në vendngjarje për të shuar zjarrin që ka shpërthyer në një shtëpi në fshatin Vraniq të Suharekës.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka potencuar se nuk ka persona të lënduar.
Aktualisht, sipas tij, po kryhen procedurat për zbardhjen e shkaqeve që mund të kenë shkaktuar zjarri, ndërkohë që ekipet e emergjencës janë ende në terren duke punuar për shuarjen e flakëve.
Më shumë detaje pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimeve./Telegrafi