Një person ka raportuar se i është djegur shtëpia e tij e pabanuar.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën, në Lipjan.
Tutje bëhet e ditur se njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit rasti është cilësuar si “Incidentet kriminale zjarrvënie”.
“Më 03.03.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është djegur shtëpia e tij e pabanuar. Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, me vendim të prokurorit rasti iniciohet si më lartë, i cili është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/