Telegrafi

Digjen tri vetura në Pejë, zjarri përfshiu lokalin e një “Rent a car”

Tri vetura janë djegur mëngjesin e sotëm në Pejë, pasi zjarri ka përfshirë hapësirat e një lokali “Rent a car”.

Incidenti me zjarr ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 04:00, policia u informua për zjarrëvënie në rrugën ‘Papa Kliment’. Njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes. Tri vetura janë djegur, nuk ka persona të lënduar”, tha ai.

Rugova shtoi tutje se vlera e dëmit është e konsiderueshme./Telegrafi/