Telegrafi

Digjen dy kamionë në veri – zjarri përfshiu edhe një veturë që ishte afër tyre

Në orët e hershme të mëngjesit dy kamionë janë përfshirë nga zjarri në rrugën “Mbreti Petri” në Mitrovicë veri.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se zjarri është vënë me qëllim mbi kamionë, dhe se zjarri ka përfshirë edhe një veturë që ishte afër.

“Sot në mëngjes pak para orës 01.00 Policia e Kosovës ka vërejt një zjarr në rrugën Mbreti Petri në Mitrovica Veri. Dyshohet se persona të dyshimtë kanë vënë në zjarr dy kamionë (zjarri i është vënë mbi motor) që ishin të parkuar para magazinës së tyre. Një veturë poashtu është dëmtuar si pasojë e zjarrit. Zjarrfikësit kanë dal në vend të ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin”, u shpreh Elshani.

Tutje, ai tha se nga ky rast nuk ka persona të lënduar dhe se policia po punon në ndriçimin e rastit, i cili është cilësuar si zjarrëvënie./Telegrafi/