Telegrafi

Diga më e madhe e Ukrainës është goditur nga një sulm rus – publikohen pamjet

Diga më e madhe e Ukrainës është goditur nga një sulm rus, kanë thënë zyrtarët.

Kompania shtetërore e hidrocentraleve të vendit Ukrhydroenergo tha këtë mëngjes Diga Dnipro e Zaporizhzhia ishte sulmuar, por nuk kishte rrezik për një “thyerje”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Aktualisht ka një zjarr në stacion”, tha kompania. “Shërbimet e urgjencës dhe punonjësit e energjisë po punojnë në vend, duke u marrë me pasojat e sulmeve të shumta ajrore”.

Bëhet e ditur se trafiku nëpër digë është aktualisht i bllokuar.

Ministri i Energjisë i Ukrainës, Herman Halushchenko, theksoi se ky ishte sulmi më i madh në infrastrukturën energjetike të Ukrainës në “kohët e fundit”.

Ndërkohë ekspertja e sigurisë Maria Avdeeva ka ndarë pamjet nga vendi i ngjarjes pasi një sulm rus goditi digën më të madhe të Ukrainës.

Ukrhydroenerho, e cila drejton rrjetin e digave të Ukrainës, tha se aktualisht ka një zjarr në stacion. /Telegrafi/