Telegrafi

Dieta shumëkalorike e Joshuas, kampioni i boksit konsumon shumë ushqim brenda një dite

(Foto: Getty Images/Instagram)

Shumëkush dëshiron të dijë se çfarë han Anthony Joshua para një meçi. Nutricionisti i tij, Mark Ellison, i ka dhënë detajet për ushqyerjen e kampionit botëror në boks dhe natyrisht se ai konsumon shumë ushqim.

Të shtunën (31 mars), 28-vjeçari do të duelojë ndaj Joseph Parkerit për të mbrojtur titujt WBA dhe IBF dhe për ta kërkuar rripin WBO që e mban boksieri nga Zelanda e Re. Britaniku është kampion edhe në kategorinë IBO, mirëpo ky rrip nuk është në lojë.

AJ është gjithmonë në formë supreme, është një makinë në palestër dhe ka një plan të përpiktë të ushqyerjes.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Anthony Joshua

Më poshtë jua sjellim ushqimin që konsumon që nga fillimi i ditës deri në mbrëmje:

Mëngjesi

Ai e nis ditën me vezë të ziera, bukë të zezë, disa lloje frutash, jogurt dhe një pjatë me drithëra të tretur në qumësht.

Me raste konsumon një sandviç salmoni, të cilin e shoqëron me shumë perime, si spinaq, speca dhe qepë, dhe një pije me proteina dhe karbohidrate.

Dreka

Për drekë, boksieri konsumon gjoks pule me patate dhe shumë perime.

Darka

Pas stërvitjeve intensive në palestër, Joshua e han darkën. Në meny është mishi i kuq. Po flasim për fetë mishi apo biftek. Mishin e shoqëron me brumëra, oriz ose kuinoa dhe perime.

Deserti festiv

E preferuara e tij: Tortë molle me akullore.

(Foto: Getty Images)

Kjo ishte dieta ditore me shumë kalori e kampionit të botës në boks, Anthony Joshua. /Telegrafi/