Telegrafi

Diell dhe vranësira – pasdite shi

Sot, parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat më të fokusuara do të jenë rreth relievit malor.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësirat gjatë ditës, kryesisht gjatë pjesës së dytë parashihen të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat mbeten të njejta me të ditës së premte.

Edhe dita e diele parashihet të jetë kryesisht e ngjajshme , me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime, por do të jenë konstante m e ditët e fundit.

Mot kryesisht i ngjajshëm parashihet të mbajë deri javën e fundit të këtij muaji. Gjatë vikendit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s./Telegrafi/