Ai befason gjithnjë fansat me projektet që sjell, duke qenë se është një nga artistët më të admiruar në treg.
Fjala është për reperin Capital T, i cili duket se ka filluar përgatitjet për një këngë të re.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.
I njëjti ka publikuar një fotografi nga stadiumi “Fadil Vokrri”, në të cilën shfaqet me një fanellë me numrin 10.
“Diego, së shpejti”, ka qenë përshkrimi i imazhit.
Reagimet në hapësirën për komente ndërkohë ishin të menjëhershme, që siç shihet mezi po pritet nga fansat e publiku.
E fundit e lansuar me klip nga Kapo mbetet “Fjalët e Nënës”, projekt ky që është pjesë e albumit “Skulpturë”. /Telegrafi/