Jurgen Klopp i ka marrë mjaftë seriozisht këshillat për coronaviursin, sidomos atë për dhënien e dorës.
Liverpooli është nikoqir i Atletico Madridit për ndeshjen e dytë në Ligën e Kampionëve, derisa i pari kishte përfunduar 1-0 në të mirë të madrilenëve.
Trajneri i The Reds fillimisht refuzoi t’u jepte dorën tifozëve të skuadrës që drejton, shkaku i virusit vdekje prurës që ka përfshirë botën.
Por, pas atij veprimi me përkrahësit e tyre, Klopp ka refuzuar t’i jap dorën edhe Diego Simeones, që i zgjati dorën i pari.
Gjermani më pas trajnerit të Atleticos i afroi bërrylin, në mënyrë që t’i bëjë me dije rreth coronavirusit nuk i jep dorën. /Telegrafi/
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) March 11, 2020