Telegrafi

Diego Simeone konfirmon një rikthim të madh për derbin me Real Madridin

Atletico Madrid ka pasur fat të keq me lëndime deri më tash këtë sezon. Shumë lojtarë të ekipit të parë kanë humbur startin e sezonit si pasojë e këtyre lëndimeve.

Këto probleme do të vazhdojnë edhe të dielën në derbin e Madridit.

Trajneri argjentinas Diego Simeone, nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në shërbimet e Rodrigo De Paul, e po ashtu edhe të Pablo Barrios me këtë të fundit që pësoi një lëndim në gju të martën ndaj Lazios.

Mungesa e këtyre dy lojtarëve ka shkaktuar kokëdhembje në kampin e Atleticos, ani pse së fundmi nga lëndimi u rikthye kapiteni i ekipit, Koke Resurreccion, pas një lëndimi muskulor që kishte pësuar në xhiron e parë të La Ligas.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Real Madrid, Simeone konfirmoi se Koke është i gatshëm për të luajtur.

“Fizikisht ai është mirë, është rikthyer në stërvitje. Ne do të vendosim nesër nëse ai do të startojë, apo do të futet në pjesën e dytë”, ka thënë tekniku 53-vjeçar.

Koke është një lojtar shumë i rëndësishëm për Atletico Madrid, dhe eksperienca e tij veçanërisht në ndeshje të kësaj rëndësie, do të jetë kruciale për “Los Colchoneros”./Telegrafi/