Ai që një kohë të gjatë ka filluar përgatitjet për projektin e ri muzikor.
Fjala është për reperin e njohur shqiptar, Capital T, i cili kishte shtyrë për disa ditë radhazi datën e publikimit të “Diego”.
Megjithatë, duket se pritjes i erdhi fundi dhe se kjo këngë do të lansohet pas pak orësh.
I njëjti njoftoi fansat se sot në orën 16:00 do të sjellë projektin e ri, për të cilin theksoi se është mjaft i veçantë.
“E treta e vërteta, 16:00”, ka thënë ai.
Kjo duket se mezi po pritet edhe nga fansat e reperit, pasi në çdo postim të publikuar në rrjete sociale kishte pyetje rreth këngës së re.
Sido që të jetë, presim të shohim se çfarë surprize do të sjellë ai për fansat dhe admiruesit e muzikës së tij. /Telegrafi/