Site icon Telegrafi

Diego Costa drejt rikthimit në Evropë, në bisedime me Atalantën

Diego Costa është një futbollist i lirë dhe duke diskutuar ofertat e shumta që kanë ardhur në drejtim të tij.

Sulmuesi braziliano-spanjoll sapo ka përfunduar aventurën tek skuadra braziliane Atletico Mineiro me të cilën u shpallën kampionë të shtetit.

33-vjeçari është larguar nga futbolli brazilian dhe qëllimi i tij është të aktivizohet në njërin nga kampionatet e forta evropiane.

Atalanta është skuadra favorite për t’i marrë shërbimet e Costas, pas lëndimit të kolumbianit Duvan Zapata i cili do të qëndrojë për disa muaj jashtë fushave.

Bisedimet mes drejtuesve të klubit italian dhe lojtarit janë duke vazhduar dhe sipas mediave italiane java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e tij.

Gjithsesi në garë për lojtarin mbeten edhe skuadra tjera si Benfica, West Ham United, Fenerbahce dhe Galatasaray janë skuadrat e tjera të interesuara për shërbimet e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version