Telegrafi

Didier Drogba aludon për fituesin e ‘Topit të Artë’ pasi arriti në Paris

Kush do ta fitojë ‘Topin e Artë’ të hënën? Fabrizio Romano ndau një video të Didier Drogba duke prezantuar çmimin, ku shumë fansa sugjeruan që ish sulmuesi sugjeronte rreth dy fituesve të mundshëm në fjalimin e tij të shkurtër.

“Mirëdita të gjithëve, unë jam Didier Drogba dhe gjendem në Paris”.

“Të hënën do të prezantojmë ceremoninë e 67-të të Topit të Artë të France Football. Do të flasim për dy Kupat e Botës së fundit. Do të flasim për tripletën e Manchester Cityt”, ka thënë Drogba.

Çfarë do të thotë kjo? Franca fitoi Kupën e Botës në vitin 2018, por nuk ka asnjë mundësi që arritja e 5 viteve më parë të ndikojë në votimin e këtij viti.

Kur bëhet fjalë për Kupën e Botës së fundit, Argjentina ishte fituese dhe kjo sugjeron që Lionel Messi do të shtonte Topin e 8-të të Artë në kabinetin e tij të trofeve.

Lexo po ashtu Fabrizio Romano emëron fituesin e Topit të Artë për vitin 2023

Sidoqoftë, referenca e tripletës të Man City mund të jetë një aludim për Erling Haaland.

Megjithatë, shumica e tifozëve dhe ekspertëve besojnë se Leo Messi do të festojë të hënën. /Telegrafi/