Site icon Telegrafi

“Diçka kishte lëvizur poshtë tij”: Burri shpëtohet pas 53 orësh, pasi u lëndua derisa po kalonte nëpër një shpellë në Uells

Një burrë që u plagos ndërsa po kalonte nëpër një shpellë në Uells të shtunën është shpëtuar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pasi u ngrit në sipërfaqe me barelë, ai u duartrokit dhe u brohorit nga shpëtimtarët përpara se të dërgohej në një ambulancë në pritje.

Ekipi i Shpëtimit në Shpellën Jugore dhe Mid Uells (SMWCRT) tha se ai ra në sistemin e shpellave Ogof Ffynnon Ddu pranë Penwyllt, Powys.

Ai ka lëndime të shumta, por thuhet se është në gjendje të mirë shpirtërore.

Gary Evans, oficer ndërlidhës i shërbimeve të urgjencës dhe një nga kontrollorët e incidentit, tha: “Viktima po ecën jashtëzakonisht mirë kur merr parasysh sa kohë ka qëndruar në shpellë, sa kohë ka qëndruar në barelë, ai është me të vërtetë shumë mirë”.

“Ai është duke u vlerësuar për momentin dhe ne do të dimë më shumë në një kohë të shkurtër”.

Siç bëhet e ditur, rreth 250 persona u përfshinë në përpjekjen e shpëtimit.

Një nga shpëtuesit, Peter Francis tha se burri ishte “një shpellar me përvojë dhe i aftë” dhe “ishte një çështje e vendosjes së këmbës në vendin e gabuar”.

Ai shtoi: “Është vetëm diçka që kishte lëvizur nga poshtë tij”.

Kushtet e mjegullta dhe të lagështa në Brecon Beacons bënë që një helikopter i ambulancës ajrore të mos mund të ulej.

Në vend të kësaj, burri duhej të zhvendosej me barelë nga ekipe të specializuara që punonin me turne.

Ky ishte shpëtimi më i gjatë në shpellë i ndërmarrë në Uells. Më i gjati kishte qenë një shpëtim prej 41 orësh dhe ky operacion zgjati më shumë se 53 orë.

Ndryshe, bëhet e ditur se sistemi kompleks i shpellave Ogof Ffynnon Ddu është rreth 275m në pikën e tij më të thellë – i dyti më i madh në Uells dhe një nga më të thellët në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas Natural ResourcesWales, shpellat u zbuluan nga South Wales Caving Club në vitin 1946, dhe përmbajnë një numër përrenjsh dhe ujëvarash nëntokësore. /Telegrafi/

Exit mobile version