Prej kohësh po flitet një bashkëpunim mes dyshes së famshme shqiptare, Loredana Zefi e Don Xhon.
Të njëjtit, të cilët kanë ngacmuar mjaft shpesh njëri-tjetrin në Instagram, vazhdojnë të jenë të tillë akoma.
Së fundmi ka qenë artistja e njohur ajo e cila ka ndarë një video duke kënduar një projekt të ri të reperit, të cilën duket se nuk e ka publikuar akoma.
Kjo ka nxitur dyshime në atë se artistët po vijnë me një bashkëpunim edhe pse akoma asgjë nuk është konfirmuar.
“Diçka e çmendur po vjen”, ka shkruar në ripostimin e publikuar në InstaStory Xhonatan Isufi (emri i vërtetë).
Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim se çfarë do të ndodhë mes Loredanës edhe Don Xhonit.
Krijuesi i “Make a pose” po ashtu ka qenë i pranishëm në një nga koncertet e reperes që ka mbajtur në Kosovë. /Telegrafi/