Site icon Telegrafi

DiCaprio në luftë me ariun në filmin e ri (Video/Foto)

Aktori Leonardo DiCaprio fundoset në filmin “Titanic” dhe vritet nga burri i dashnores së tij në “The Great Gatsby”, por në filmin e ri “The Revenant” ai ka shijuar diçka krejt të re: Dhunimin nga arusha, shkruan Daily Mail.

Në paraqitjen e shkurtër të filmit, në të cilin DiCaprio ka rolin e Hugh Glass, ai sulmohet nga një ari, por në fund aktori del fitimtar.

“Ai dhunohet – dy herë”, ka shkruar Drudge Report, transmeton koha.net. Kjo është vetëm njëra prej shumë skenave, në të cilat aktori përballet me shumë vështirësi.

40-vjeçari ditë më parë ka folur për këto skena në një intervistë për Yahoo Movies: “Këto skena – në mesin e shumë të tjerave – ishin më të vështirat që i ka realizuar gjatë gjithë karrierës sime”.

Filmi në të cilin luan edhe aktori Tom Hardy, do të jepet premierë gjatë Vitit të Ri.

Exit mobile version