Leonardo DiCaprio i ka shfrytëzuar ligjet franceze të privatësisë për të penguar publikimin e fotografive, në të cilat ai shfaqej duke u puthur me Rihannan.
Hamshori hollivudian dhe këngëtarja e famshme janë puthur në një klub nate në Paris të dielën mbrëma dhe ky moment nuk u ka ikur paparacive.
Mirëpo, avokatët e aktorit i kanë paralajmëruar mediat se në rast të publikimit të imazheve do t’i paditnin në gjykatë, njofton Telegrafi.
Ligjet franceze ndalojnë publikimin e fotografive private, porse agjencia që i posedon fotografitë u ka bërë ofertë mediave në Britani të Madhe për t’ua shitur.
Megjithatë, imazhet e puthjes së dy yjeve akoma nuk janë publikuar.
Spekulimet për një lidhje ndërmjet DiCaprios dhe Rihannas qarkullojnë që nga viti 2014, por deri më tani nuk është konfirmuar asgjë. /Telegrafi/