Telegrafi

Diaz: Ibra është si një vëlla i madh, ai e bën diferencën qoftë nëse luan ose jo

(Foto: Twitter/ICCSG)

Futbollisti ofensiv i Milanit, Brahim Diaz, e ka quajtur Zlatan Ibrahimovicin si një vëlla të madh dhe ka thënë se suedezi ia rrit vetëbesimin për paraqitjet e tij.

22-vjeçari është kthyer në San Siro në formë huazimi dyvjeçar nga Real Madridi dhe ka dhënë një intervistë për AS para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit.

Spanjolli është pyetur për ndikimin që ka Ibra te Rossonerët dhe ai e ka lëvduar sulmuesin veteran.

“Ai është si një vëlla i madh. Gjithmonë kërkon maksimumin, por pastaj të jem një këshillë të shkëlqyer”.

(Foto: SportMob)

“Shfaq dashuri të madhe për mua dhe kjo më jep vetëbesim. Ai e bën gjithmonë diferencën, qoftë nëse luan ose jo. Ta kesh atë në skuadër është një plus”.

“Akoma është shumë i fortë dhe këtë e tregon në secilën seancë stërvitore”, ka deklaruar Diaz për AS.

Ibrahimovic nuk mund të luajë kundër Atlëticos për shkak se ende vuan nga problemi tetivën e Akilit. /Telegrafi/