Telegrafi

Diaspora maqedonase reagon ndaj Zaevit: Maqedonasit janë viktimë, jo problem

Diaspora maqedonase ka reaguar ndaj fjalimit të Zoran Zaevit në Zvicër i cili e akuzoi Maqedoninë për marrëdhëniet ndëretnike dhe fqinjësore si fajtore të vetme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të shpërngulurit maqedonas mendojnë se në funksion të marketingut parazgjedhor dhe në luftë për vota nga diaspora, Zaev në mënyrë të vetëdijshme po e dëmton interesin kombëtar të maqedonasve.

Stojko Stojkov, maqedonasi nga Bullgaria thotë se qeveria e Bullgarisë po ju ndalon çdo të drejte maqedonasve, dhe Zaev po mundohet të mbrojë terrorizuesit dhe jo viktimat./Telegrafi/

Lexo po ashtu Zaev: As Shqipëria, as Kosova, as Bullgaria fajtore është Maqedonia