Site icon Telegrafi

Diana Ziviq ia dorëzon detyrën Besian Mustafës

Ish-ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në Kosovë Diana Ziviq, i ka dorëzuar detyrën, tashmë ministrit Besian Mustafa gjatë paditës së sotme.

Mustafa ka falënderuar të gjithë për përkrahjen dhe urimet, përmes një postimi në Facebook, ku edhe njoftoi për pranimin zyrtar të detyrës.

“Sot kam pranuar zyrtarisht detyrën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Menjëherë do të ndërtoj një ekipë profesionale, do të skanojmë gjendjen ekzistuese dhe do analizojmë mundësitë ligjore, financiare dhe administrative të fillojmë realizimin e programit qeverisës sa më parë. Si ndër dikasteret më të rëndësishme ekonomike në Kosovë, do të punojmë ta shndërrojmë në zhvillues ekonomik që rritë punësimin dhe ndërlidhë fermerët dhe përpunuesit kosovar me zinxhirët e vlerave globale duke rritur eksportin e produkteve tona cilësore”, ka shkruar Mustafa.

Ai tha se mbi të gjitha, do të siguroj transparencë dhe ligjshmëri të plotë në vendimmarrje.

“Mbi të gjitha, do të siguroj transparencë dhe ligjshmëri të plotë në vendimmarrje”, shkruan Mustafa. /Telegrafi/

Exit mobile version