Në spektaklin e së premtes të Big Brother VIP Kosova, Diana Tahiri u përball me një pyetje të drejtpërdrejtë nga opinionistja Olta Gixhari.
Diskutimi u përqendrua te një frazë që motra e Dianës i kishte thënë në vesh gjatë vizitës së saj surprizë në shtëpinë e BBVK, në të cilën kishte përdorur shprehjen “Ata e urrejnë Arionin” në norvegjisht.
E pyetur për këtë deklaratë, Diana u përgjigj me qetësi dhe maturi: “Olta, unë nuk mundem me tu përgjigj për arsyen. Por sa kam folur me motrën jashtë, ajo ka qenë shumë me emocione në mbrëmjen që më ka vizituar. Gjithsesi, ajo i ka pasur arsyet e veta dhe unë ia kuptoj arsyet. Ndoshta fjalën urrejtje e ka gabuar dhe ajo i ka arsyet e veta. E ka shprehur mendimin e vet”.
Kur Olta e pyeti më tej nëse kjo ishte arsyeja që Diana kishte dalë nga shtëpia, ajo e mohoi kategorikisht: “Jo. Momenti nuk është i duhur tani ta flasim këtë pjesë, sepse mendjen dhe shpirtin i kemi diku tjetër. Por nuk janë kundër lidhjes time me Arionin”, tha Diana, duke theksuar se prioriteti i saj aktual është shëndeti i babait të saj, i cili ndodhet në një situatë të rëndë shëndetësore.
Ky moment emocionues e vuri Dianën në qendër të vëmendjes, duke sjellë një qartësi për lidhjen e saj me Arionin dhe duke nënvizuar përkushtimin e saj ndaj familjes në këto rrethana të vështira. Banorët dhe publiku u solidarizuan me Dianën, duke e përkrahur në këtë periudhë delikate. /Telegrafi/