Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë gjatë ditës së sotme një takim, ku pjesë e diskutimeve do të jetë edhe dialogu Kosovë-Serbi.
Sipas agjendës së publikuar, çështja e dialogut Kosovë-Serbi është tema e fundit që do të diskutohet.
Gjithashtu, ata pritet të diskutojnë edhe për agresionin rus në Ukrainë si dhe për çështje tjera që kanë të bëjnë me Tunizinë, Armeninë dhe Azerbajxhanin.
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ditë më parë ka bërë thirrje për ç’tensionimin e situatës në veri.
Tensione në veri ka pasur që nga dita kur kryetarët e rinj shqiptar kanë marrë detyrën. Serbët lokalë protestuan dhunshëm kundër tyre, duke tentuar të futen në objektet komunale.
Gjatë eskalimit të situatës, ata sulmuan ushtarë të KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe ekipet e mediave. /Telegrafi/