Telegrafi

Di Natale nuk pendohet se refuzoi Juventusin

Legjenda e Udineses, Antonio Di Natale, ka thënë se nuk është penduar që ka refuzuar ofertën e Juventusit.

Sulmuesi italian ka thënë se është i lumtur në Udine dhe se e kishte të lehtë t’i thoshte ‘jo’ Zonjës së Vjetër.

Lexo po ashtu Top tetë yjet që nuk kanë fituar asnjëherë titujt e ligës (Foto)

“A u pendova që refuzova Juventusin? Absolutisht jo. Ishte një zgjedhje jete, doja të qëndroja në Udine me familjen time”, ka thënë Di Natale.

Sulmuesi Di Natale është një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij në Serie A në dekadën e fundit. /Telegrafi/