Angel Di Maria i është ofruar Atletico Madriti, raporton Manu Carreo e El Largueros.
Futbollisti argjentinas nuk po mund të gjen veten pas ardhjes së Neymarit te skuadra franceze e PSG-së.
Diego Simeone tashmë ka dhënë vlerësimet e para për mesfushorin, i cili më parë ka luajtur për Real Madridin.
“Ai ishte lojtari më i mirë në Madrid”, ka pohuar trajneri i bardhekuqve, i cili e sheh si zëvendësues ideal të Antonie Griezmann që raportohet se do të largohet prej madrilenëve.
Por, presidenti i klubit Los Colcheneros, Enrique Cerezo, pak ditë më parë pohoi të kundërtën “Mendoj se Griezmann do të jetë këtu edhe vitin e ardhshëm”.
Theksojmë se kontrata e Di Marias përfundon në qershor të vitit 2019, kohën kur do të mbush 30 vjet.
Kujtojmë se ditë më parë, argjentinasi kishte pohuar tërthorazi për France Football se mund të largohet në fund të sezonit nga skuadra e Ligue 1. /Telegrafi/