Telegrafi

Di Maria shënon super gol ndaj Nantes – reagimi i Allegrit tregon më së miri se çfarë bëri kampioni i botës

Juventusi ka kaluar në epërsi ndaj Nantes në kuadër të ndeshjes së play-offit të Ligës së Evropës.

Zonja e Vjetër arriti ta zhbllokojë ndeshjen që në start të saj, pasi i duhet fitorja pas barazimi 1-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në ‘Allianz Stadium’.

Nicolo Fagioli pasoi te Angel Di Maria në krahun e djathtë të sulmit, ku argjentinasi me një goditje më të parën shënoi super gol për 1-0.

Një gol që e la pa fjalë edhe trajnerin e Juventusit, Max Allegri, i cili e festoi këtë gol në mënyrë të veçantë.

Juventusi tani është në epërsi të përgjithshme prej 2-1 dhe kërkon kalimin në mesin e 16-të skuadrave në Ligën e Evropës. /Telegrafi/