Site icon Telegrafi

Di Maria pritet të largohet nga Juve

(Foto: Getty Images)

Juventusi ka vendosur të mos ia vazhdojë kontratën Angel Di Marias – ka bërë të ditur analisti i transferimeve të Zonjës së Vjetër, Romeo Agresti.

El Fideo nënshkroi kontratë njëvjeçare në verën e kaluar duke kaluar në Allianz Stadium si transfer i lirë nga Paris Saint-Germaini.

35-vjeçari ka pasur ngritjet dhe rëniet e tij me fanellën bardhezi duke shënuar tetë gola dhe duke dhuruar shtatë asistime në 38 paraqitje në të gjitha garat.

Lexo po ashtu Di Maria beson se do të vazhdojë kontratën me Juventusin

Agresti pohon se Di Maria do të largohet në fund të qershorit, ndërsa stafi i tij tashmë kanë nisur t’i shqyrtojnë opsionet e mundshme.

Drejtorët e kanë bazuar vendimin e tyre në moshën dhe rrogën (rreth shtatë milionë euro në sezon), si edhe performancat e paqëndrueshme gjatë sezonit që po lëmë pas.

Në edicionin 2023/2024, Juventusi do të nisë një strategji të re duke angazhuar lojtarë të rinj, me rroga më të vogla, sepse nuk pritet të luajnë në Ligën e Kampionëve pas heqjes së 10 pikëve. /Telegrafi/

Exit mobile version