Nuk ka ende një zgjidhje në lidhje me të ardhmen e Kylian Mbappe te Paris Saint-Germain, me gjasat që ai të bashkohet me Real Madridin në rritje çdo javë që kalon, por tani bashkëlojtari i klubit Angel Di Maria i ka shtuar spekulimet.
Di Maria foli për mediumin RMC Sport në lidhje me të ardhmen e Mbappes, të cilin mund ta shohë të largohet nga Parc des Princes në fund të sezonit.
“Realiteti është se kjo lloj gjëje është një vendim personal. Kylian e di se çfarë drejtimi dëshiron të marrë në jetën e tij, në karrierën e tij si lojtar”, ka thënë fillimisht Maria për RMC Sport.
“Natyrisht që do të donim t’i thoshim të rinovojë, të mos largohet, por janë vendime personale”.
“Është dhuratë të kesh mundësinë të luaj me të”, ka përfunduar mesfushori argjentinas.
Askush nuk do të ndikojë në Mbappe
As Zinedine Zidane dhe as Lionel Messi nuk do të ndikojnë në vendimin e Mbappes se çfarë hapi duhet të ndërmarrë më pas.
Nga 1 janari i 2022, Real Madridi do të jetë në gjendje të fillojë negociatat me Mbappen, një lojtar që ata e kanë ndjekur që nga fëmijëria e tij.
Për momentin, Mbappe është duke u fokusuar në paraqitjet e tij për PSG-në dhe thashethemet mediatike i ka lënë në plan të dytë. /Telegrafi/