Telegrafi

Di Maria opsioni më i afërt për Barcelonën

Edhe pse emri i Real Madridit është në CV e tij, Angel di Maria mund të bëhet një lojtar i Barcelonës.

Klubi katalunas është në kërkim të transferimeve, pas largimit të Neymar drejt PSG-së.

Barcelona po has në shumë pengesa për ta transferuar Philippe Coutinhon dhe Ousmane Dembele që janë në krye të listës, ndërsa tani opsioni më i kapshëm është Di Maria.

Argjentisi njihet mirë me Lionel Messin dhe do të mund të adaptohet shpehte në Camp Nou.

Lojtari kishte një klauzolë anti-Barcelonë që zgjaste tri vite dhe tani është më, pasi lojtari është larguar në vitin 2014 nga Reali.

Palët mund të fillojnë bisedimet për lojtarin që fillimisht e provoi vetën te Manchester United. /Telegrafi/