Site icon Telegrafi

Di Francesco e pranon se i pëlqen Balotelli

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, ka treguar edhe një herë se është tifoz i madh i Mario Balotellit.

Ai ka zbuluar se ka tentuar transferimin e sulmuesit italian te Sassuolo dy vite më parë, por e ka pranuar se ish-ylli i Interit dhe Milanit vazhdon të jetë një profil interesant për atë.

Lexo po ashtu Raiola: Balotelli vlen 100 milionë euro, kam folur me skuadrat e mëdha italiane për të - Gigio duhet të largohet nga Milani  

“Balotelli? Do doja ta stërvitja”, ka thënë Di Francesco në konferencën për media para ndeshjes ndaj Napolit.

“Kam folur me atë dy vite më parë për një transferim të mundshëm te Sassuolo, por në fund nuk u bë asgjë”.

Balotelli te Nice ngjason me atë të Interit kur ishte i pandalshëm

“Por, ai ende është një lojtar interesant dhe me kualitete të mëdha”, e përfundoi përgjigjen tekniku italian, duke mos ia mbyllur derën Marios te Roma.

Balotelli aktualisht është pjesë e Nices nga Ligue 1 dhe po kalon në një formë të mirë.

27-vjeçari ka shënuar 21 gola në 29 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën franceze deri më tani në sezonin 2017/18. /Telegrafi/

Exit mobile version